Menaxherët e Kessie hedhin poshtë aludimet: Ndaloni së postuari lajme të baza

schedule16:56 - 4 Korrik, 2023

schedule 16:56 - 4 Korrik, 2023

Prej disa kohësh tashmë, në media po qarkullojnë lajme, që lidhin mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie, me një largim nga “katalanasit” e Barcelona, përgjatë kësaj merkatoje vere, teksa të shumtë kanë qenë klubet e interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit.

Mirëpo, agjencia e menaxherëve, që përfaqëson interesat e mesfushorit kanë bërë thirrje ditën e sotme se mediat duhet të ndalojnë se postuari informacione të pavërteta, për mesfushorin afrikan.

“Edhe një herë është publikuar një lajm i pakonfirmuar për një nga klientët tanë. Nga pikëpamja etike, ne besojmë se kjo është një mënyrë pune krejtësisht e gabuar. Prandaj, ndaloni së postuari lajme të pabaza dhe mashtruese për klientin tonë”,- thuhet në deklaratë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!