Mesfushori i Shqipërisë, Ledian Memushaj, aktivizohet prej shumë vitesh në futbollin italian. Shteti fqinj është goditur shumë nga Koronavirus dhe shteti shqiptar, çoi 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar sado pak. Për këtë veprim të Shqipërisë, dhe për disa tema të tjera, Memushaj tha:
“Një veprim me të vërtetë prekës, edhe pse ne jemi një vend në rritje, mbetemi një vend i varfër, i cili me atë pak që ka, përpiqet të ndihmojë të tjerët. Veçanërisht Italinë, që për ne është një shtëpi e dytë.
Në fund të viteve ’90, ishte një kohë lufte, gjithçka ndodhi, shumë njerëz kishin ikur në Itali, për fat të mirë kisha babanë tim që punonte, por atëherë edhe unë mbërrita në vendin më të bukur në botë. Kam kaluar më shumë vite këtu, ndihem gjithashtu edhe italian.
Tani nuk është koha për të folur për futbollin ose pagat. Nëse ne duhet të heqim dorë nga rrogat për të ndihmuar shtetin ose klubin, do ta bëjmë me dëshirë”
Në fushë me maska? Në janar dhe shkurt kemi pasur shumë lojtarë me grip. Ne donim të jepnim një shembull dhe zbritëm në fushë me maska. Është e vështirë të qëndrojmë në shtëpi, ne jemi futbollistë dhe duhet të jemi në fushë për të luajtur. MEgjithatë, duhet të zbatojmë rregullat”, përfundoi Memushaj./abcnews.al