Spitali Memorial i Fierit mori kartën e autonomisë financiare duke u bërë modeli i parë i menaxhimit modern të spitaleve në vend nga vete ekipi I tij.
Ndërsa gjashtë spitale të tjera materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, materniteti “Koço Gliozheni”, spitali Universitar i Traumës, spitali rajonal i Korçës, i Elbasanit dhe Gjirokastrës morën kartën e autonomisë menaxheriale.
Këto spitale kanë një vit kohë për tu përgatitur dhe për të kaluar në hapin final të autonomisë atë për të menaxhuar vete dhe buxhetin në dispozicion.
Sipas kryeministrit Edi Rama ky sistem do të rrisë cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve dhe përfitimet ndaj mjekëve.
“Kapërcim nga sistemi i centralizuar jo efektiv në sistem më të zhdërvjellët dhe modern ku përfitues janë pacientet ku për mjekët dhe infermierët dhe personelin mbështetës është një mundësi që të vlerësohen sipas punës edhe të vlerësohen edhe sipas rezultateve në punë çka do të thotë se nga një shpërblim I barabartë sipas kategorive kthehet ne bazë të performancës. “
10 menaxherë turq kanë ardhur në Shqipëri për të udhëhequr spitalet tona drejt autonomisë financiare.
“Numri i spitaleve që kanë marrë autonominë menaxheriale shkon në 11. Më herët u pajisën me të 5 Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, spitali i Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës. Synimi i qeverisë është krijimi i 17 qendrave të ekselencës deri në vitin 2027.
/ abcnews.al