Memorandum për forcimin e kapaciteteve hetimore

schedule18:30 - 23 Maj, 2019

schedule 18:30 - 23 Maj, 2019

Prokuroria e Tiranës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi, me qëllim rritjen e cilësisë së hetimit si dhe për të parandaluar e dokumentuar veprat penale. Përmes kësaj marrëveshje Prokuroria dhe SHÇBA angazhohen të bashkëpunojnë në kryerjen e hetimeve të përbashkëta apo shkëmbimit të informacionit.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj dhe  drejtori i përgjithshëm i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku.

Pikat kryesore të marrëveshjes janë:

Hetimet  për  implikime të subjekteve të SHÇBA-së në rastet e kultivimit, trafikimit  të  lendeve narkotike si dhe mbikëqyrja dhe monitorimi i policisë në respektimin e ligjit në fuqi para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore Qershor 2019./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!