Memelli: Në takimin e kthimit do të luajmë në kushte të tjera, çdo skuadër mund të fitonte

schedule17:05 - 27 Janar, 2022

schedule 17:05 - 27 Janar, 2022

Skënderbeu nuk arriti të merre fitore nga Teutës, në sfidën e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Mes ngricave durrsakët rrëmbyen fitoren me rezultatin 1-0.

Trajneri Migen Memelli ishte shumë i zhgënjyer për rezultatin, ndërsa nuk harroi të theksonte se kushtet në të cilat u zhvillua ndeshja ishin shumë të vështira.

 “Besoj se në takimin e kthimit do të luajmë në kushte të tjera, sepse siç e patë dhe sot terreni ishte i papërshtatshëm për të dyja skuadrat. Çdo skuadër sot mund të fitonte me këto detaje të caktuara. Mungesa e eksperiencës është ajo që na vret në këtë pikë.”

Sfida e kampionatit? – Do të shikojmë mu si do të jetë terreni, dhe do t’i përshtatem lloj momenti. Terreni nuk i lë ekipet të performojnë ashtu siç duhet, për të mos pastaj për taktikë. Ajo që vihet re është konsumi fizik dhe afrimi i topit sa më afër zonën kundërshtare, për të dyja skuadra.

Afrimi i Shehit? – Parë nga dëmtimi i Vitis të qëndrojë 4-6 javë jashtë, mendoj se ke një afrim cilësor. Dajani bëri një ndeshje mirë sot, është një djalë i përqendruar, i përkushtuar te pozicioni i tij, por edhe lojtarët e tjerë kur të vijnë nga dëmtimet do të jen konkurrues në atë repart. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!