Memelli: Ky kampionat vendoset në javën e fundit. Çdo takim është si finale

schedule19:42 - 5 Shkurt, 2022

schedule 19:42 - 5 Shkurt, 2022

Skënderbeu nuk arriti të barazonte rezultatin me Tiranën në “Air Albania” edhe pse iu shënoi kryeqytetasve dy gola në pjesën e dytë.

Trajneri Dritan Mehmeti, pas ndeshjes theksoi se pas golit të 3-të të shënuar nga Tirana, skuadra e tij shpërqendrua, por përgëzon lojtarët që nuk u dorëzuan dhe arritën t’i shënonin mbrojtjes më të mirë të kampionatit 2 gola.

“Duhet të kishim qenë më të qetë dhe po merreshim me arbitrin sesa me fillim e lojës. Gjithsesi janë gjëra që ndodhin dhe episode të tilla të lënë shije të këqija, por që duhen rregulluar në të ardhmen, ndërsa pas golit të tretë humbet çdo vlerë. Por ajo që më bën krenarë te lojtarët është që edhe pas golit të tretë ata nuk u dorëzuan për asnjë rast dhe vazhduan lojë.

Jemi katër skuadra ne, Kastrioti, Egnatia dhe Dinamo që humbi sot. Unë mendoj që ky do të jetë një kampionat që do të vendoset në javën e fundit. Ndaj i thash lojtarëve që çdo ndeshje është e rëndësishme dhe u kam thënë që duhet ta shohim çdo takim si një finale.

Në dorë të VAR jemi gjithmonë. Gjërat që po bënim në lojë na jepnim besim për ndeshjen e ardhshme dhe më pas penalltinë vendosëm ta godiste Mensah, pasi pamë që në pesë ndeshjet e fundit sulmuesit tanë nuk kanë shënuar dhe duhet t’u japim besim sulmuesve”, deklaroi Memelli. /f.a/acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!