Memelli: Fitorja na qetëson, Dinamo është më e fortë se Kastrioti

schedule19:38 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 19:38 - 18 Dhjetor, 2021

Skëndërbeu mposhti rivalin direkt për mbijetesë Kastriotit, në një sfidë të luajtur në Korçë, e cila përfundoi me rezultatin 2-1.

Një fitore që vlen më shumë se 3 pikë, ku tani “ujqërit e dëborës” kanë barazuar Dinamo me pikë në tabelën e klasifikimit, 14 pikë secila. Për koicidencë Dinamo do të jetë kundërshtari i radhës për skuadrëne  Migen Memellit.

Pas ndeshje, tekniku i Skëndërbeut, Memelli është shprehur i lumtur për 3 pikët, por tekniku i korçarëve “qan” mungesat për sfidën kundër Dinamos.

“E filluam mirë, kishim një potencë të paparë në sulm në krahun e Meksit. Ajo çfarë nuk më pëlqeu sot ishte lejimi i hapësirës dhe terreni që mori Kastrioti deri në golin e barazimit.

Kishim dy mungesa të rëndësishme si Zguro dhe Sadriu. Kastrioti bëri mirë sot, por insistuam për të shënuar golin e dytë dhe kemi marrë tre pikë të vlefshme. Jam i shqetësuar, pasi kemi pasur disa dëmtime sot. Në këtë moment që jemi kam shumë pak alternativa.

Ndërruam 3 herë sistemin e lojës sot. Futëm Pusin për të bllokuar numrin 25 të Kastriotit. Më pas u dëmtua Bajrami dhe kaluam Marën si mbrojtës të majtë.

Frika e madhe e atyre minutave, përpos rezultatit që na duhej, ndikoi që të cungoheshim pak për të marrë hapësirën. Morëm 3 pikë, por me një disfavor të madh me gjithë ato dëmtime që kemi.

Do ikim në Tiranë me alternativa të pakta, Vangjeli me shumë mundësi do të mungojë, edhe Bajrami u dëmtua. Shumë pak alternativa e bëjnë trajnerin me dhimbje, por e kemi për detyrë të vendosim ndaj Dinamos skuadrën më të mirë në fushë.

Në këtë pikë të kampionatit, Skënderbeu kishte më pak pikë se sot. Fitorja na qetëson. Dinamo është më e fortë se Kastrioti, por do shikojmë se si do operojmë në skuadër”, është shprehur Memelli.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!