“Mema u sulmua që në fillim”, reagon Muça: Pse pranoi të vazhdonte?!

schedule23:29 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 23:29 - 19 Dhjetor, 2019

Nevil Dede ka analizuar Tiranën në emisionin “Pressing” në ABC News, ndërkohë që është ndalur edhe te ish-trajneri Ardian Mema. Fillimisht, tekniku i Shqipërisë U19, tha: “Fitorja në derbi solli eufori. Tirana kur goditet nisin problematikat. Ka mbipopullim në disa pozicione, kurse në pozita të tjera ka mungesë lojtarësh.

Ndoshta lojtarët po marrin mesazhe të koduara. Asnjë lojtar nuk ka faj aty, por ata që i kanë marrë. Nëse ata kanë atë kapacitet, s’kanë  më faj. Me Laçin e kanë ndeshje shumë të fortë. Kush kalon këtë test, është për Europë. Është një nga momentet më kyçe të sezonit”, tha Dede.

“Nuk është mirë kur sheh të shkarkohet një trajner. Kur dikush shkarkohet, duhet të pyesim mirë: ‘Pse hoqën atë’. Nesër më heqin edhe mua. Ardian Memën e sulmuan pa nisur sezoni. Duhet të reflektojmë edhe ne. Kush e ka fajin te Tirana kur ndryshohen trajnerët kaq shumë?

Edhe ne duhet të ruajmë institucionin tonë. Memën nuk e lanë të punonte. Do ishte më e ndershme ta largonin që në verë. E çuan edhe skuadrën në stres. Vjen momenti që heq të parin e më pas edhe të dytin. Duhet të mendoheshin mirë. Tiranën e duan të gjithë”, u shpreh Dede.

Një koment e bëri edhe Gentian Muça në lidhje me Memën: “Kam njohje me Memën. Nëse ai u sulmua, pse pranoi të vazhdonte? Kjo është pyetja ime. Ai u largua njëherë. Tirana nga larg është e bukur. Mund të jemi i vetmi vend në Europë që nuk u japim shumë kohë në Europë. Por po ndodh edhe në Europë kohët e fundit, ekipet duan rezultate shpejtë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!