Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Vlorën këtë të hënë. ABC News mësoi se kryeministrja italiane është ftuar nga homologu Edi Rama dhe pritet të qëndrojë për 2-3 ditë së bashku me familjen e saj.
Ardhjen e saj në Shqipëri e komentoi dhe analisti Frrok Çupi, i cili u shpreh se turizmi në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e italianëve këtë vit.
Ai theksoi se kjo marrëdhënie mes Shqipërisë dhe Italisë tregon që vendi ynë dekadën e fundit ka arritur të ketë diplomaci të qendrueshme.
“Vizita e Melonit në Shqipëri është shumë e rëndësishme, sidomos në momentet aktuale kur turizmi në Shqipëri po bëhet kryesisht nga italianët.
Për arsye se si është komportuar qendrimi i kryeministrit të Shqipërisë në Perëndim ka tërhequr vëmendjen, në radhë të parë të italianëve. Po rëndësi të madhe ka që më në fund pas 30 vitesh, në këtë dekadën e fundit Shqipëria arriti të ketë diplomaci të qendrueshme.
Mos të harrojmë një gjë që Italia është partnere kryesore e marrëdhënieve të tregtarëve. Sot ne me Italinë kemi 1 miliardë e gjysmë euro, shkëmbime tregtare brenda vitit. Është një jehonë. Zonja Meloni është një ardhje e re në politikën perëndimore, është një kuriozitet tjetër”, u shpreh Çupi./abcnews.al