Konferenca për shtyp e fundvitit e kryeministres italiane Giorgia Meloni do të mbahet më 4 janar në orën 11:00, në marrëveshje me Shoqatën e Gazetarëve, bënë të ditur bashkëpunëtorët e kryeministres duke sqaruar se kryeministrja po e merr veten pas një problemi otoliti.
Otoliti e detyron Melonin të qëndrojë në shtrat dhe në errësirë për gati dy ditë. Siç shpjegojnë bashkëpunëtorët e saj, mbrëmjen e djeshme një mjek i ka diagnostikuar “sindromën otolitike” dhe ka përshkruar diagnozën për zgjidhjen e situatës.
Fillimisht, sqarojnë bashkëpunëtorët e kryeministres, u mendua si një grip i thjeshtë pasi kryeministrja shfaqte simptoma të përzierash dhe marrje mendsh.
”Sot në mëngjes, pas diagnostikimit që pengonte lëvizjet e befasishme, ajo u ngrit dhe po përmirësohet. Do të duhen edhe disa ditë si masë paraprake”, theksuan mjekët.
/abcnews.al