Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meloni: Romë-Tiranë, vende mike. Shqipëria një vend Europian

schedule15:31 - 13 Nëntor, 2025

schedule 15:31 - 13 Nëntor, 2025

Kryeministrja italiane , Giorgia Meloni ka vlerësuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE duke thënë se Italia do të vazhdojë të mbështesë vendin drejt këtij procesi.

“Pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociatat për anëtarësimin në BE. Dhe do të duhet të jemi të kënaqur.

“Ju e dini që Italia ka lancuar nisma të ndryshme sic është nisma e Punëve të Jashtme dhe kemi qenë mbështetës të parë të anëtarësimit. Dhe e themi që nuk është rizgjerim i Eruopës por një bashkim i saj. Shqipëria është një vend, një komb europian. Ne folëm për shumë çështje dhe të gjitha janë pjesë e bashkëpunimit dypalësh edhe sot thelluam më tej zhvillimet e arritura në dosje praktike. Por kjo është vetëm një nga fazat e shumta të një bashkëpunimi që do ë mbërrijë në një bashkëpunim që përmban edhe integrimin e ekonomive tona,. Janë marrëveshje dhe mirëkuptime që kanë të bëjnë me sektorë të ndryshëm. Pra do të doja të falënderojë kryeministrin Rama, por edhe ministrat dhe ambasadorët dhe të gjithë stafet që kanë punuar këto ditë”, tha ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!