Meloni kritikon BE-në: Nuk po zbatohen marrëveshjet për mbrojtjen e emigrantëve

schedule14:25 - 28 Shkurt, 2023

schedule 14:25 - 28 Shkurt, 2023

Ekipet e shpëtimit vijojnë punën në mënyrë të pandërprerë për të nxjerrë trupa të gjallë nga mbytja e një anijeje me emigrantë në brigjet e Crotonës në Itali. Bilanci i viktimave nga kjo tragjedi ka shkuar në 64 persona teksa 81 të tjerë janë shpëtuar.

Vonë mbrëmjen të të hënës, deti ktheu në breg trupin e pajetë të një vajze 14 vjeçare. Në këtë anije mendohet se kanë qënë mbi 200 emigrantë. Teksa operacionet e gjetjes së trupave vijojnë, dyshohet se numri i viktimave mund të kalojë shifrën e 100 personave.

Dhjetëra persona në Crotono kanë ndezur qirinjë në nder të personave që humbën jetën nga kjo tragjedi.

Kryeministrja italiane, Georgia Melaoni u shpreh mbrëmjen e të hënës në një intervistë për Rai Italia se i ka dërguar një letër Këshillit dhe Komisionit Europian pas mbytjes së anijës në brigjet e Kalabrisë.

Sipas Melonit, ajo ka kërkuar nga institucionet italiane që diskutimet e fundit që janë mbajtur në samitin e fundit të BE-së në Bruksel të shëndërrohen në veprime konkrete.

Kryeministrja italiane deklaroi se kjo rruga detare ky u mbyt anija nuk mbulohej nga Organizatat jo qeveritare. Mbi këtë ngjarje të ditës së dielë janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë kryer trafikim të paligjshëm të emigrantëve.

Anija e cila u mbyt në brigjet italiane ishte nisur nga Turqi dhe në bord ishin emigrantë nga Afganistani, Irani dhe Pakistani.

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!