Meloni kontrollon Gjadrin/ Petraj: Marrëveshja me Italinë, produktive! Gazetari: Dokumentari i RAI3, për të goditur qeverinë italiane!

schedule23:44 - 5 Qershor, 2024

schedule 23:44 - 5 Qershor, 2024

Gazetari Artur Nura në “Ora e Fundit”, në ABC News komentoi vizitën e kryeministres italiane Giorgia Meloni në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin.

Gjatë intervistës, gazetari Nura tha se emigrantët që do të dërgohen në kamp do të izolohen.

“Meloni bëri politikanen , kryeministren dhe i ka dhënë edhe një mbështetje partneritetit. Por emigrantët që do të dërgohen në atë kamp do të izolohen”, tha ai duke shtuar: “Është një test që po bën Europa nëse do të funksionojë në Shqipëri.

Nga ana tjetër avokati Edmond Petraj hodhi poshtë të gjitha akuzat dhe kritikat që janë bërë kundrejt marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët.

Avokati Petraj sqaroi se nuk do të jetë kamp përqendrimi, por një kamp verifikimi i përkohshëm, duke nënvizuar se Shqipëria do të ketë shumë përfitime nga kjo marrëveshjeve dhe se do të jetë shumë produktive për vendin.

Pjesë nga intervista:

Avokati Edmond Petraj: Shqipëria ka shumë përfitime nga kjo marrëveshje. Unë shoh se kjo marrëveshje i jep shumë favore Shqipërisë dhe se nuk do të ketë asnjë problem. Por këtu në Shqipëri ndodh gjithmonë që të ketë akuza e kritika. Por nuk shoh asgjë tjetër, veçse një shteti dashamirës ndaj vendit tonë. Meritojnë mirënjohje për atë që kanë dhënë dhe mbështetjen që kanë treguar ndaj vendit tonë.

Artur Nura: Problematika nuk është me shqiptarët në Itali, por bëhet fjalë për disa standarde të të drejtave? Nëse shkelet apo jo një e drejtë?

Avokati Edmond Petraj: Nuk është kap përqendrimi, por kamp verifikimi i përkohshëm dhe të gjithë personat që do të rehabilitohen do të rikthehen në Itali.

Emisioni i “Report” në RAI3;

Avokati Petraj: Shqipëria vërtet ka probleme të brendshme, por nuk është një vend aq kriminal. Por RAI3 i përket një agjende të caktuar politike për të goditur këtë pjesë të shëndoshë të qeverisjes, e theksoj që ka grupe antishqiptare. Nuk e shoh aspak me pozitivitet atë reportazh, se nuk mund ta quaj as edhe dokumentar.

Gazetari Artur Nura: RAI3 është një instrument redaksional i së majtës. Nuk besoj që ka antishqiptari, por ishte një projekt për të sfumuar qeverinë italiane për marrëveshjen, për elektorat. Pra luan për të marrë vota, e gjithë loja është për të fituar në parlamentin europian

Dokumentari i RAI3, projekt për të sfumuar qeverinë italiane

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!