Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara dhe gruaja e ish-presidentit Donald Trump, Melania Trump, ka rinegociuar marrëveshjen e saj paramartesore me bashkëshortin e saj për herë të tretë që kur të dy u martuan në vitin 2005.
Në qendër, këtë herë, është një përmirësim i së ardhmes financiare të djalit të vetëm të çiftit, 17-vjeçarit Barron dhe kushte të favorshme edhe për të në para dhe pasuri të paluajtshme.
“Ajo e bëri atë në prapaskenë me ekipin e saj”, tha një burim për New York Post.
Aktualisht, duke u përballur me katër padi për krime, ish-presidenti amerikan thuhet se ka një pasuri prej 2.5 miliardë dollarësh.