Zonja e parë amerikane, Melania Trump, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në veshkë për të ndaluar një hemoragji. Lajmi u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë. Ndërsa burime nga spitali thanë për mediat amerikane se operacioni u krye me sukses dhe Melani do të dalë pas disa ditësh.
Momente të vështira për Melania Trump. Zonja e parë amerikane i është nënshtruar një ndrëhyrjeje kirurgjikale në veshka, ndërsa Shtëpia e Bardhë e cilësoi si një patologji beninje. Lajmi u konfirmua për mediat nga zëdhënësja Grisham dhe bëri xhiron e botës brenda pak minutash.
Melania, 48 vjeç, ish-modele me origjinë sllovene u operua mëngjesin e së martës në Uashington. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë gjatë operacionit, por më pas ka shkuar në spital. Sipas burimeve të spitalit, operacioni u krye për të ndaluar një hemoragji.
Zëdhënësja e zonjës së parë shtoi se operacioni shkoi ashtu si duhej dhe nuk do të ketë komplikacione. Edhe pse Melania Trump duhet të qëndrojë në spital për gjithë javën. Hera e fundit që një zonjë e parë u operua ishte në rastin e Nensi Regan në 1987-ë.
Melania Trump në këtë periudhë po shijon rritjen e popullaritetit tek amerikanët por dhe jashtë si një ikonë stili dhe elegance. Sidomos pas silsesit të madh për organizimin e darkës shtetërore në nder të Presidentit francez Emanuel Macron dhe zonjës së parë Brixhit./abcnews.al