Fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Puebla janë pezulluar për shkak të hirit vullkanik, sipas një mesazhi në Twitter të guvernatorit meksikan, Sergio Salomon, ndërsa aktiviteti i vullkanit Popocatepetl po intensifikohet.
¡IMPRESIONANTE! ? Así se veía el #Popocatépetl desde un vuelo comercial el día de ayer.
?: Circula en Redes. pic.twitter.com/WI7OqznwBI
— CAPITAL (@CapitalPueblaMx) May 22, 2023
Autoritetet meksikane ngritën nivelin e alarmit në zonën përreth vullkanit, i cili ndodhet në një distancë relativisht të shkurtër rreth 70 kilometra nga kryeqyteti.
Rifillimi i aktivitetit të vullkanit kishte çuar tashmë në pezullimin e Aeroportit Ndërkombëtar Benito Juarez të kryeqytetit për disa orë të shtunën. Autoritetet po përgatiten për evakuimin e banorëve të zonave përreth vullkanit.
Popocatepetl, i cili arrin 5452 metra lartësi, është vullkani i dytë më i lartë i Meksikës dhe është monitoruar nga afër nga shkencëtarët që nga viti 1994, kur u bë përsëri aktiv.
/abcnews.al