Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meksika regjistron rreth 6,000 raste me Covid-19 në 24 orë

schedule16:01 - 24 Gusht, 2020

schedule 16:01 - 24 Gusht, 2020

Meksika ka regjistruar 5,928 raste të reja me Covid-19 të premten, duke bërë që numri i përgjithshëm i rasteve në vend të shkojë në 549.734.

Ministria e shëndetësisë në vend raportoi gjithashtu 504 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin, duke bërë që bilanci total i viktimave të rritet në 59,610, shkruan Abcnews.al.

Kujtojmë këtu se Meksika ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në botë, pas SHBA dhe Brazilit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Për sa i përket rasteve të konfirmuara, Meksika renditet e treta në Amerikën Latine, pas Brazilit dhe Perusë, po sipas JHU. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!