Meksika ka raportuar numër rekord rastesh me koronavirus për të tretën ditë radhazi.
Autoritetet e Shëndetit në vend kanë njoftuar se në 24 orë kanë konfirmuar 4,442 raste të reja, ndërsa numri total i të infektuarve në vend është rritur në 105,680.
Po ashtu, Meksika ka regjistruar edhe 816 viktima të tjerë, ndërsa totali rritet në 12,545. Vendi radhitet tashmë e 14 në listën e vendeve më të prekura nga pandemia.
Kujtojmë këtu se tre vendet më të prekura nga koronavirusi në botë mbeten deri më tani SHBA me mbi 1,9 milion persona të infektuar dhe 110,179 viktima. Brazili me 615,870 të infektuar dhe 34,039 viktima si dhe Rusia me 441,108 persona të infektuar dhe 5,384 viktima. /abcnews.al/