Meksika do të marrë nesër mbi 2,2 milion doza të vaksinës AstraZeneca si pjesë e planit global të ndarjes së vaksinave të Covax.
Lajmin e ka njoftuar ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard.
Programi global i udhëhequr nga aleanca e vaksinave GAVI dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë synon të sigurojë vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Më tej Ebrard tha se mbërritja e dozave kundër Covid do të sigurojë vaksinimin e grupmoshës mbi 50-vjeç.
/abcnews.al/