Meksika autorizon përdorimin emergjent të vaksinës indiane Covaxin

schedule11:56 - 7 Prill, 2021

schedule 11:56 - 7 Prill, 2021

Komisioni Federal për mbrojtjen nga rreziqet shëndetësore (Cofepris) në Meksikë ka autorizuar përdorimin emergjent të vaksinës  indiane kundër Covid-19, Covaxin.

Sipas Bharat Biotech, kompania farmaceutike indiane që zhvilloi Covaxin, ka  treguar që vaksina ka efikasitet deri në 81%, bazuar në rezultatet e provave klinike të Fazës 3.

Cofepris tha se autorizimi për përdorim emergjent vërteton se vaksina Covaxin plotëson kërkesat e cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të nevojshëm  për t’u shpërndarë në Meksikë.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard tha në Twitter vendimi i Cofepris ishte i duhuri, duke shtuar se “opsionet për tu vaksinuar kundër COVID-19 në Meksikë janë në rritje”. Covaxin është vaksina e gjashtë Covid-19 e miratuar për përdorim urgjent në Meksikë, tha Ebrard.

Meksika ka administruar 308,524 doza të martën, duke e çuar numrin total të dozave të administruara në 9,675,517./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!