Autori i golit të dytë për skuadrën e Skënderbeut ishte Jorgo Meksi, i cili i dha edhe 3 pikët korçarëve.
Një fitore shumë e rëndësishme kjo për mbijetesë ndaj një rivali direkt.
Pas ndeshjes për “Supersport” Meksi theksoi se Skënderbeu nuk është për mbijetesë, por meriton një vend më lart se pozicioni që ka aktualisht.
“Nuk do të thosha se jemi të destinuar për të rënë nga kategoria, kemi treguar se luajmë shumë mirë futboll, por s’kemi marrë rezultatet e duhura. Fakti që kemi lojtarë të rinj është pozitiv, sepse tregon rritje. Edhe në përshtatemi me ta.”
Goli dhe dedikimi: “Në stërvitje tentojmë më shumë portën. E çova topin në atë cep. Kisha disa ndeshje që e tentoja golin dhe tani erdhi momenti. Festën ia dedikoj një personi të afërt që jeton në Greqi.”
Fitore morali: “Fitore që na jep moral, do të shkojmë më të qetë në ndeshjen me Dinamon, ku do të kërkojmë të marrim maksimumin. Pretendimet tona janë tek vendi i pestë dhe lart”, theksoi Meksi. /f.a/abcnews.al