Bibliografia e veprës së Mid’hat Frashërit, vëllimi i 11-të i kolanës “Vepra e zgjedhur e Mid’hat Frashërit” përmbyll një nga nismat më të rëndësishme të Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”. Në një intervistë për ‘Pas Mesnatë’, studiuesi Uran Butka tha se kjo vepër mban vlera, historike, diplomatike dhe kulturore.
“Është shumë interesante që ne e bëjmë prezantimin e veprës së 11, veprës fundurore të Mid’hat Frashërit me 11 vëllime, në sallën ‘Lumo Skëndo’. Natyrisht meqë flasim për bibliografinë, që është tema kryesore e këtij vëllimi them që ky është një dimension tjetër i veprës madhore të Mid’hat Frashërit, punës së tij si një shkrimtar, publicist, përkthyes, antropolog, edhe shumë dimensione të tjera, si politikan dhe diplomat i shquar. Një njeri që ka dhënë vlera të mëdha në cështjen kombëtare” u shpreh Butka.
“ishte e domosdoshme që të botohej edhe bibliografia e Mid’hat Frashërit, ose e Lumos Skëndos më mirë se temat e bibliografisë ai i ka shkruar me emrin Lumo Skëndo dhe në të gjithë jetën e tij, sidomos të revistës Dituria, ai ka bërë studimet biblografike për veprat e autorëve shqiptarë dhe të huaj. Dua të theksoj që përvec meje dhe Maksim Gjinajt, ka marrë pjesë në këtë botim edhe prof.Dhurata Shehri, akademiku Rexhep Smajli dhe shkrimtari Naum Prifti. Është një studim shumë serioz ka gjithëm gamën e madhe të punimeve të tij me karakter bibliografik”, shton Butka./abcnews.al

