Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mehmeti, “zotëria 14 milionë”/ Futbollisti, bëhet shqiptari më i vlerësuar në gjithë botën

schedule12:27 - 4 Mars, 2026

schedule 12:27 - 4 Mars, 2026

Nuk dihet nëse do të mund të jetë ndonjëherë pjesë e shijeve të trajnerit. Anis Mehmeti po i afrohet tre viteve të plota që nuk thirret në kombëtaren shqiptare, i cilësuar si i tepërt nga Silvinjo, por ajo që po bën ai në fushën e lojës, ka shkaktuar habi dhe ka sjellë vlerësime.

Njëzetepesëvjeçari i lindur në Angli, dhe që luan po në ishull, u bë shqiptari me vlerën më të madhe të kartonit në të gjithë botën. Agjencia e specializuar e vlerësimeve dhe statistikave, “transfermarkt”, e ngriti çmimin profesional të tij në 14 milionë euro.

Tashmë, ai ka kaluar Kristian Asllanin me 13 milionë euro, si dhe lojtarë të tjerë të dalluar kuqezinj si Broja, Daku apo Muçi. Rritja e fundit ishte 40 për qind, vërtet një kërcim I jashtëzakonshëm.



Edhe më shumë e jashtëzakonshme është rritja e tij në tre vitet e fundit. Në 2023, Mehmeti vlente si karton vetëm 1.2 milionë euro.

Këtë sezon, ai ka shënuar 8 gola e ka shërbyer 6 asistë në Championship dhe kaloi nga Bristol Siti në Ipsuiç Taun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!