Partizani dhe Laçi do të përballen në kuadër të javës së 27-të në “Elbasan Arena”, takim që do të nisë në orën 17:45.
Për këtë takim Dritan Mehmeti ka dy mungesa të sigurta, pasi Stenio Junior dhe Arinaldo Rrapaj do ta ndjekin këtë takim nga tribuna. Të dy kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe janë të pezulluar, me vlonjatin, që gjithashtu është i dëmtuar.
Nga krahu tjetër, Mirel Josa do të hedhë në fushë më të mirët, për të tentuar edhe fitoren e cila mungon prej më shumë se 6 javësh.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, A. Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Matondo, Murataj, Maguethe, Cara, Mala, Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkoski, Ignjatovic, Ziko, Deliu, Shehu, Ujka, Mazrekaj, Velija, Guindo. Trajner: Mirel Josa. /f.a/abcnews.al