Mehmeti: Në futboll duhet pak fat, kontrastet i kaluan kufijtë e “fair-play”

schedule17:03 - 19 Mars, 2022

schedule 17:03 - 19 Mars, 2022

Partizani nuk ia doli dot të dilte me pikë nga stadiumi i Kamzës, ku u mposht minimalisht nga Kastrioti në ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit shqiptarë.

Demat kishin mundësi shënimi me Junior dhe Kallakun, me ketë të fundit që humbi edhe penalltin.

Pas ndeshjes, Dritan Mehmeti foli për takimin, ndërsa thumboi edhe gjykimin për këtë disfatë.

“Ne ishim përgatitur që do e kishim të vështirë sa i përket ndërhyrjeve dhe intensitetit. Por, ne duhet ta kërkojmë te vetja, kishim mundësi me Stenio Junior, më pas penalltia. Në futboll duhet pak fat, por edhe fatin duhet ta kërkosh. Më vjen keq që humbëm këtë ndeshje, kontrastet i kaluan kufijtë e ‘fair-play’.

Penalltia e tretë që humbasim? Lojtari duhet të jetë shumë i ftohtë mendërisht, ndoshta ata e ndjejnë pak më shumë presionin. Kallaku ka qenë më i sakti, por nuk ishte në gjendjen e tij emocionale për të realizuar. Alban Hoxha mund të jetë një alternativë për të goditur penallti.

Stenio Junior? Ai është një nga lojtarët më profesionistë që kemi. Më dha besimin në pushimin e ndeshjes se do të ishte shumë më i qetë. Më tha se ishte provokuar me fjalë që e kanë indinjuar shumë. Është ndjerë keq nga fjalët, por në pjesën e dytë ishte më i qetë.

Goli i pësuar? Ishte një kundërsulm i kundërshtarit, duhet ta kishim zgjidhur më mirë, por ishte faull në nisjen e aksionit të kundërshtarit. Mala ka hematomë te pjesa e nofullës, nuk e kuptoj pse nuk ndërhyri VAR-i. Kemi shumë situata në lojë, si provokime.

Lojtarët e Partizanit marrin të kuqe në ndërhyrjet e para, lojtarët e ekipit kundërshtar kryen ndërhyrje brutale sot. Nuk mendoj se është stadium për Superiore sa i përket licencimeve.

Një javë më përpara morëm dy të kuq me ndërhyrje që u thanë se ishin brutale. Çfarë mund të them sot? Si mund të luajmë të qetë në situata të tilla?

Kam dy muaj e gjysmë këtu, kemi marrë vetëm 5 gola. Edhe mbrojtësit mund të rreshtohen gabim, kundërshtari njëherë erdhi në portën tonë në pjesën e dytë. Duhet të ishim më konkretë, duhet ta mbyllnim ndeshjen vetë”, deklaroi trajneri i ekipit kryeqytetas. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!