Pesë gola kundër Kukësit dhe Partizani i tij në 5 ndeshjet e fundit ka marrë tre fitore e dy barazime. Trajneri Dritan Mehmeti, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ka deklaruar:
“Skuadra ka bërë mirë dhe më vjen shumë mirë që skuadra interpretoi si duhet atë që kërkova, që të kishte ekuilibër dhe të godiste kundërshtarin me tranzicion negativ. Të rrimë me këmbë në tokë, duhet të rritemi gradualisht.
Në derbin me Dinamon kemi pretenduar për dy penallti në pjesën e parë. Jemi shumë në ekuilibër dhe e menaxhojmë më mirë ndeshjen. Skuadra duhet të ishte më e vendosur në minutat e para, edhe pse ishte zgjidhja ime taktike që t’i jepnim territor Kukësit.
E interpretuam shumë mirë ndeshjen në vazhdim, të mësojmë nga çdo fitore dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës. Bonus emocional nëse fiton, por dihet të jemi gjithmonë në ekuilibër.
Fitorja na jep entuziazëm, por të jemi në ekuilibër, pasi derbi është derbin, do jetë histori tjetër. Duhet të japim maksimumin për të bërë mirë dhe ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje”. / abcnews.al