Partizani barazoi 1-1 me Vllazninë në “Air Albania”, duke mos mundur të përfitonte nga situata që vllaznia ishte në pjesën e dytë me 1 lojtarë më pak.
Një barazim që ia heq kështu mundësinë që Partizani t’i afrohej vetëm me një pikë shkodranëve në tabelën e klasifikimit, ndërsa tani diferenca mes dy skuadrave mbetet 4 pikë.
Pas takimit trajneri Dritan Mehmeti ku theksoi se skuadra duhej të kishte treguar më shumë personalitet, ndërsa nga ana tjetër shton se aktivizoi të gjithë sulmuesit që kishte në dispozicion.
Ndeshje me dy fytyra- “Vllaznia ka dominuar 20-25 minuta prej gabimeve tona se e nisëm keq ndeshjen, duhej të ishim më me personalitet. Pastaj në pjesën e dytë të pjesës së parë kemi bërë shumë mirë, skuadra duhet të jetë e qetë. Lojtarët në linjën e parë të sulmit nuk janë shumë altruistë, por duhet të punojmë dhe të rritemi. Por, në fund goli bën diferencën”.
Varësi nga Skuka- “Sot ka shënuar Cara, por dihen vlerat e Skukës. Në disa momente duhej të ishim të qetë se Vllazninë e kapën në kundërsulm disa herë, por është edhe çështje e personalitetit të sulmuesve”.
“Kam luajtur me dy sulmues kryesorë dhe me tre sulmues anësor. I aktivizove të gjithë sulmuesit, por na mungoi pasimi i fundit dhe qetësia. Vllazninë e kam parë në dy tre ndeshjet e kaluara, por më surprizuan se luajtën me tre mbrojtësa. Duhej të ishim treguar më me personalitet në fillimin e ndeshjes. Ndjenja e presionit për të fituar ndeshjen ndikoi dhe na futi në situate të vështira se e mbivlerësuam kundërshtarin”, u shpreh Mehmeti. /f.a/abcnews.al