Meghan shfaqet për herë të parë pas largimit nga familja mbretërore

schedule14:45 - 15 Janar, 2020

schedule 14:45 - 15 Janar, 2020

Meghan ka vizituar një qendër të grave në Vancouver, në paraqitjen e saj të parë publike pasi ajo dhe burri i saj, Princi Harry, bëri njoftimin se ata do të tërhiqeshin nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbreterore.

Dukesha u fotografua, duke buzëqeshur, së bashku me stafin në Qendrën e Grave të Downtown Eastside të martën.

Meghan u fotografua, duke buzëqeshur, së bashku me stafin në Qendrën e Grave të Downtown Eastside të martën.

 

“Shikoni me kë pimë çaj sot!” shkruajti qendra në faqen e saj në Facebook. “Dukesha, Meghan Markle, na vizitoi sot për të diskutuar çështje që prekin gratë në komunitet.”

Meghan ka qenë në Kanada ditët e fundit, ndërsa familja mbretërore ka provuar të merret me krizën që pasoi pas njoftimit se Meghan dhe Harry donin të hiqnin dorë nga detyrat e tyre.

Vizita e së martës në qendrën e grave është konfirmimi i parë që Meghan është në Vancouver, siç ishte spekuluar gjerësisht.

Harry morri pjesë në bisedimet me Mbretëreshën dhe anëtarët e tjerë të familjes të hënën, por një burim i tha CNN se Meghan nuk u thirr në atë takim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!