Me njerëzit e saj më të afërt, Meghan Markle shkoi në eventin e Fondacionit Women of Vision Award. Dukesha e Sussex ishte në Nju Jork të martën mbrëma e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Princi Harry dhe nëna e saj, Doria Ragland.
41-vjeçarja ishte një nga personat e nderuar dhe vlerësuar me çmimin Woman of Vision për frymëzimin e shumë grave dhe vajzave.
Në këtë ngjarje, Meghan takoi shoqen e saj Gloria Steinem, bashkëthemeluese e fondacionit, e cila i dorëzoi asaj çmimin.
Gjatë fjalimit të saj të pranimit, Megan falënderoi Steinem pasi ka qenë një frymëzim për të, për këshillat e saj të mençura, për sensin e saj të humorit dhe miqësinë e pabesueshme”./abcnews.al