Meghan Markle u ka thënë miqve se nuk ka asgjë që “e ndalon ligjërisht” që ajo dhe Princi Harry që të përdorin titullin e tyre “Royal Sussex”, pavarësisht se Mbretëresha i ndalon ata ta përdorin atë.
38-vjeçarja thuhet se është ankuar në rrethin e saj të brendshëm duke thënë se përdorimi i emrit nuk duhet të jetë një çështje që duhet të diskutohet sepse ata nuk do t’i futen biznesit të shitjes së bluzave dhe lapsave shkruan Style Caster.
“Meghan tha se i ka ardhur në majë të hundës me dramat dhe nuk ka vend në jetën e saj për ditët e sotme, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Harry-n”.
Të martën, DailyMail zbuloi se Mbretëresha dhe zyrtarët e vjetër kishin rënë dakord që çifti të mos e mbante fjalën “mbretërore” në bizneset e tyre.
Meghan i ka thënë rrethit të saj të brendshëm se suksesi i tyre është i pashmangshëm me ose pa emrin e tyre aktual të markës.
“Ajo tha se pavarësisht nga emri, Harry dhe Archie kanë gjak mbretëror dhe askush nuk mund ta ndryshojë atë. Dhe si familje, ata gjithmonë do të konsiderohen mbretërorë.
Meghan gjithashtu tha se ata e dinë se cilat janë qëllimet e tyre të vërteta dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi./abcnews.al