Duka dhe Dukesha e Sussex kanë publikuar kartolinën e tyre familjare të Krishtlindjes. Në të ndodhet djali i tyre 18 muajsh, Archie dhe qenushët.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit ata do t’i festojnë Krishtlindjet në SHBA.
Kartolinën e kanë ndarë në llogarinë Instagram të organizatës së bamirësisë Mayhew, e cila është jo si foto, por si një punim artistik, ku ata pozojnë në kopështin e shtëpisë së tyre në Kaliforni.
Në kartolinën ku familja dukej e lumtur, shkruhej: “Ju urojmë Krishtlindje dhe Vit të Ri të gëzuar”./e.b-abcnews.al