Herry dhe Megan Markle në intervistën për Oprah Winfrey folën për situatën që i detyroi të shkëpusnin marrëdhëniet me familjen mbretërore. Ish aktorja tha se kishte menduar dhe vetëvrasjen .
Dukesha tregoi se pas një fillimi të mbarë, çdo gjë u përkeqësua pas martesës dhe ajo nuk ndihej mbrojtur. Ajo shkon më tej duke thënë se mendoi vetëvrasjen, kishte kërkuar ndihmë, dhe dëshironte të shkonte në spital, por nuk e lejuan.
Në një moment vjen dhe radha e Herry-t, i cili shprehet se babai i tij që nuk i përgjigjet më as në telefon dhe vëllai i tij janë në kurth, si ishte dhe ai vetë dikur. Herry shpjegon se vetëm nëpërmjet bashkëshortes së tij e kishte kuptuar atë që i kishte ndodhur nënës së tij dhe nuk mund të lejonte që historia të përsëritej.
Mes shumë historive Megan përmend dh atë kur mediat e akuzuan se kishte bërë kunatën e saj Kate të qante, pak ditë para dasmës. Por sipas saj është e kundërta, dhe Kate Middleton nuk e përgënjeshtroi, që këtu nisi dhe krisja e madhe mes të dyjave dhe një fushatë denigrimi për Megan.
Herry thekson se nëse familjarët do e kishin mbështetur, atë, bashkëshorten dhe djalin e tyre, atëherë nuk do të ishin larguar. I pyetur për marrëdhëniet me vëllai e tij ai shprehet shkurtimisht se kanë nevojë për hapësirë për momentin, por koha do të shërojë çdo gjë.
Ndërsa të dy përfundojnë duke thënë se ky është fillimi i tyre, një mrekulli, më mirë se çdo përrallë./abcnews.al