Meghan Markle: E kisha zili Paris Hilton sepse u rrita “e zgjuar”, jo “e bukur”

schedule21:49 - 19 Tetor, 2022

schedule 21:49 - 19 Tetor, 2022

Meghan Markle dhe Paris Hilton u takuan për podcastin e ri “Archetypes” dhe episodit “Breaking Down the Bimbo”. Ndër ato që diskutuan, Dukesha e Sussex zbuloi arsyen që u largua nga ‘Deal or No Deal’. Ajo tha se vendosi të largohej sepse vlerësohej vetëm për “bukurinë dhe jo për trurin”.

Për më tepër, ajo shtoi se e trajtonin si një vajzë “bimbo” dhe se ndjente se po “objektivizohej”. Megjithatë, para publikimit të episodit, Markle pranoi në një intervistë që ajo dha, se deri në ditën e xhirimeve të intervistës, ajo nuk kishte pasur një mendim të mirë për Hilton.

Meghan pranoi se e kishte gjykuar Hilton përpara se ta intervistonte sepse ylli i njohur televiziv u rrit e bukur. “Më vinte turp ta pranoja, por kam pasur një gjykim për të, i cili bazohet në gjithçka që kam parë dhe nuk më pëlqen. Por as unë nuk u rrita bukur”, ka thënë Markle për revistën Variety.

Kur u pyet nga gazetarja se çfarë donte të thoshte me këtë, Meghan shtoi: “Unë u rrita si e zgjuar. Shumë nga ato që përfundova duke menduar për Parisin ishte xhelozia dhe gjykimi, dy nga gjërat më të rrezikshme. Por pastaj dëgjon për traumën dhe jetën e këtij personi,” shtoi ajo./abcnews.al