Megaoperacioni, pamje nga momenti i arrestimit të disa prej anëtarëve të grupit kriminal

schedule13:57 - 2 Korrik, 2021

schedule 13:57 - 2 Korrik, 2021

Policia e Shtetit këtë të premte ka publikuar pamjet nga operacioni i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane ku janë vënë në pranga 38 persona dhe janë sekuestruar mijëra euro pasuri.

Nga pamjet e regjistruara nga policia janë momentet e ekzekutimin të masave të sigurisë për të arrestuarit të përfshirë në këtë trafik narkotikësh.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë 200 forca policore nga reparti special Renea, FNSH Tiranë e Fier, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Gjirokastër e Durrës.

Po ashtu janë bërë publike edhe fotot e pesë personave të arrestuar.

Njoftimi i plotë:

Pamje nga operacioni ndërkombëtar i koduar “SHPIRTI”, për goditjen e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Për ekzekutimin e masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit “SHPIRTI”, janë angazhuar 200 forca policore nga reparti special Renea, FNSH Tiranë e Fier, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Gjirokastër e Durrës.

Operacioni është zhvilluar në kushte të larta sigurie për forcat policore pjesëmarrëse, në të njëjtën kohë në të gjitha qarqet, për ekzekutimin e urdhrave të lëshuara nga Gjykata.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 armë zjarri dhe rreth 60 mijë euro.

Interpol Tirana dhe Fast Albania  po bashkëpunojnë me homolgët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të këtij operacioni.

Edhe në këtë operacion Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm të lartë dhe besueshmëri te partnerët,  e shprehur kjo edhe gjatë konferencës së përbashkët të zhvilluar paraditen e sotme në ambientet e SPAKU-t, nga krerët e policive dhe agjencive ligjzbatuese pjesëmarrëse në këtë operacion.

Sigurojmë qytetarët dhe homologët se Policia e Shtetit është shumë e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për të punuar dhe bashkëvepruar me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim parandalimin, evidentimin, hetimin dhe goditjen  e krimit të organizuar në cilëndo fushë që ai shfaqet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!