Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me megaoperacionin anti-drogë të koduar “Tempulli”, i shtrirë në disa qytete të vendit, përfshirë Korçën.
Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se nga megaoperacioni zhvilluar në Korçë, janë sekuestruar 1168.8 gram kokainë, 94.4 gram heroinë, 53.2 gram cannabis sattiva, 78 fishekë luftarakë, 1 dokument policie i dyshuar i falsifikuar, 94 gram fara cannabis sattiva dhe 7 peshore elektronike.
Ndërkaq, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Renato Musollari, Mario Kodra, Grisild Tabaku dhe Bernard Qelemeni.
Vendimi i gjykatës për masë sigurie “Arrest në burg”, është dhënë për shtetasit: Xhoni Alo, Edison Foto, Evis Qani, Fatjon Bedulla, Eduart Najtellari, Vasjan Ristollari, Nikolla Stamulli, Fatjon Xhambazi, Theodhoraq Thoma dhe Musolin Ymeri.
Urdhërat e ndalimit janë dhënë për shtetasit: Leonard Dervishllari, Dhimiter Buli, Endrit Afesllari, Naum Cobani, Erion Bardho, Andrea Barmashi, Marko Ziko, Klavio Prishtina, Dorian Beçka, Arjan Zengo dhe Denis Potgorija./abcnews.al