Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Megaoperacioni në Elbasan/ Mbërrijnë në gjykatë për masën e sigurisë 30 të arrestuarit

schedule12:21 - 10 Shtator, 2025

schedule 12:21 - 10 Shtator, 2025

Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit 30 personat e arrestuar nga megaoperacioni “First Day”.

Megaoperacion policor i drejtuar nga Prokuroria u krye gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të ditës së hënë, 8 shtator, në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit.

Si rezultat, u arrestuan 30 persona gjithsej, ndërsa 1 person tjetër është nën hetim në gjendje të lirë. Për 25 prej të arrestuarve, ishte lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Elbasanit, ndërsa 5 të tjerët u kapën në flagrancë gjatë këtij operacioni.

Ndërkohë që 14 persona të tjerë janë të shpallur në kërkim, për trafik droge./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!