Megaoperacioni mbarëkombëtar/ Rrumbullaku: Janë shkatërruar 23 grupe kriminale në disa qytete, 82 persona janë shpallur në kërkim

schedule12:05 - 14 Shtator, 2023

schedule 12:05 - 14 Shtator, 2023

Drejtor i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin me rreth 200 të arrestuar në të gjithë vendin nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike sidomos në ambientet dhe afër shkollave.

Në fjalën e tij ai është shprehur se në kuadër të këtij megaoperacioni është bërë i mundur arrestimi i 218 personave dhe janë shpallur në kërkim 82 të tjerë, gjithashtu sipas tij në kuadër të këtyre kontrolleve janë arrestuar edhe 19 qytetarë të tjerë.

Ndër të tjerë kreu i policisë së Shtetit ka deklaruar se në këtë megaoperacion është bërë i mundur shkatërrimi i 23 grupeve kriminale që vepronin në qytetet si Tiranë, Vlorë, Elbasan, Durrës dhe në Korçë.

LEXO EDHE: Megaoperacioni kombëtar antidrogë/ Rrumbullaku: Në 8 muaj, sekuestrohen 800 kg kanabis. Mbi 1500 të arrestuar dhe proceduar

“Janë ekzekutuar 218 masa sigurie, janë shpallur në kërkim 82 në kërkim janë arrestuar edhe 19 shtetas të tjerë gjatë këtij operacioni.  janë pjesë e 23 grupeve kriminale, janë sekuestruar edhe heroinë, kanabis sativa, automjete të ndryshme, vlera të ndryshme monetare dhe aksesore të ndryshëm, të dhënat konkrete në lidhje me këtë do të jepen më vonë pasi vijon akoma puna në këtë drejtim. Në bashkëpunim të ngushtë me 12 drejtorive të policisë është bërë i mundur mbyllje e kontrollit të këtyre. Nga ky megaoperacion është bërë i mundur shkatërrimi i 23 grupeve kriminale në Tiranë, Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Hetime të tilla tregojnë se kur ka vullnet rezultatet janë në favor të qytetarëve dhe në dëm të krimit, edhe në këtë megaoperacion vlen të theksohet shkalla e lartë e sigurisë dhe e rrezikshmërisë”, ka thënë Rrumbullaku.

Gjithashtu sipas tij janë drejt përfundimit edhe megaoperacione të tjera në lidhje me këtë fenomen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!