Megaoperacion ndaj grupit të “Ndraghetas” në Itali, lëshohen 200 fletëarreste

schedule08:23 - 1 Shtator, 2022

schedule 08:23 - 1 Shtator, 2022

Një operacion kundër “Ndraghetës” i koordinuar nga prokurori antimafia i Catanzaro është zhvilluan në Cosenza dhe në brendësi të qytetit.

Karabinierët, policia dhe Guardia di Finanza kanë zbatuar mbi 200 urdhra paraburgimi të lëshuara nga gjyqtari hetues i rrethit me kërkesë të DDA-së, drejtuar nga Nicola Gratteri, shkruan Tg Com.

Operacioni përfshin administrator vendas, profesionistë, sipërmarrës dhe eksponentë të krimit të organizuar në Cosenza.

Ata akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike, një shoqatë kriminale që synon kryerjen e krimeve të qenësishme në organizimin e paligjshëm të veprimtarisë së lojërave, gjithashtu të lojërave të fatit dhe basteve, pastrimit të parave, vetë-pastrimit dhe transferimit mashtrues të pasurive dhe vlerave, dhe krime të tjera, të rënduara gjithashtu nga metodat dhe qëllimet mafioze.

Arrestohet edhe kryetari i Rendes dhe dy këshilltarë

Mes personave të përfshirë është edhe kryebashkiaku i Rendes, Marcello Manna. Ndaj tij u vendos masa “arrest shtëpie”. Manna është gjithashtu president i Anci (Asociacionit të Komunave Italiane) të Kalabrisë. Për momentin nuk është bërë e mundur të dihet se cili është fakti i pretenduar për Mannën dhe nëse i referohet veprimtarisë së tij si drejtor apo profesionist. Gjithashtu është arrestuaredhe këshilltari për mirëmbajtjen dhe dekorimin urban të Cosenza, Francesco De Cicco dhe këshilltari për punët publike i Rende Pino Munno. 

Pasuri të sekuestruara 72 milionë 

Në kuadër të operacionit është bërë edhe sekuestrimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme për një vlerë prej 72 milionë eurosh. Urdhri i sekuestrimit është urdhëruar nga magjistrati i DDA-së dhe ka karakter urgjent parandalues. Pasuritë e sekuestruara përbëhen nga likuiditete të depozituara në llogari rrjedhëse, kompani dhe shoqëri të ndryshme.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!