Tetë persona kanë rënë në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit policor anti-kanabis të koduar “Radio-ndërlidhja”.
Shtetasit Lavdërim (Lulzim) Alimani; Skënder Velja; Saba Shehi; Vait Taka; Asim Pulaci; Xhemal Zogu; Shkëlqim Ismaili dhe Ahmet Pulaci u arrestuan, ndërsa në kërkim janë shpallur, Bujar Sefa (Xaka); Haxhi Murati; Armand Dërvishi; Edison Xaka dhe Agron Asllanaj.
Nga hetimi intensiv, trevjeçar, i kryer me metoda speciale, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme kanabisi.
Megaoperacioni u finalizua nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, FNSH Tiranë dhe dvp-të Tiranë dhe Durrës, pas një hetimi intensiv trevjeçar, të drejtuar nga SPAK./abcnews.al