Një megaoperacion antidrogë i shtrirë në të gjithë vendin ka çuar të pranga 214 persona të akuzuar për shpërndarje droge dhe 82 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në total ishin lëshuar 296 masa sigurie, si dhe urdhra kontrolli banesash e ambiente të tjera.
Numrin më të lartë të arresteve e mban Tirana. Vetëm në kryeqytet u lëshuan 112 urdhër arreste dhe mbi 80 persona u arrestua nga agjentët e antidrogës.
22 prej tyre u prangosën në Kombinat. Mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një menaxher i një lokali në ish-Bllok, pasi në ambientet e tij shpërndahej droga.
Lënda narkotike e llojit, kanabis, kokainë e heroinë shpërndahej thuajse në të gjithë Tiranës.
Detajet e megaoperacionit, i cili vijon të jenë në zhvillim i dhanë në një konferencë për mediat drejtori i Përgjithshëm Ii Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
“Janë miratuar 296 masa sigurie. Janë miratuar 356 vendime për kontroll banesash dhe ambientesh të tjera. Janë ekzekutuar 214 masa sigurie. Janë arrestuar ne flagrancë, gjatë kontrolleve, 19 shtetas. Janë shpallur në kerkim 82 shtetas. Gjatë këtij megaoperacioni janë sekuestruar provat materiale: Lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa; Armë zjarri dhe armë të ftohta.”
Gjatë fjalës së tij, kryepolici bëri edhe një bilanc të aksioneve të zhvilluara në këto 8 muaj.
“Këtë 8-mujor janë sekuestruar 829 kg kanabis, një pjesë e saj e përpunuar në formë çokollate, 61.5 kg heroinë, 15.5 kg kokainë dhe 5.2 kg ekstazi. Për këto hetime dhe goditje, janë arrestuar, ndaluar ose proceduar në gjendje të lirë 1541 shtetas, për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, në lokale nate, bare, blloqe banimi dhe në zonat bregdetare, gjatë sezonit turistik.”
Hetimet për këto grupe kanë nisur prej më shumë se 6 muajsh ku janë dokumentuar me përgjime dhe blerje të stimuluara nga agjentët e policisë.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëroi edhe një herë ashpërsim të dënimit për ata që shpërndajnë drogë përgjatë perimetrit të shollave.
Nga operacioni, në Elbasan u arrestua edhe një punonjës policie. Saimir Hysa, akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion”, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.
Sipas Agjensisë së Mbikqyrjes Policore rezulton se ai është i implikuar në aktivitetin kriminal në formën e shpërndarjes dhe shitjes së drogës, si dhe favorizimin e personave të ndryshëm të përfshirë në këtë aktivitet.
Operacioni u shtri edhe në Vlorë, ku u lëshuan 50 urdhër arreste, në Korçë 25 të arrestuar, si dhe në Durrës me 29 të arrestuar.
Vetëm në Tiranë u sekuestruan 3.7 kg kokainë dhe 10 kg kanabis, si dhe shuma të ndryshme parashë të përfitiara nga shitja e drogës.
Lëndën narkotike, të arrestuarit e shpërndanin me kuto konservash dhe të future në kapsolla.
Risi në këtë operacion ishte një drogë e re e mbërritur nga Kanadaja, kanabis i kultivuar në llapmë dhe drogë në formë xhelatine.
Kjo lloj lsubstance, sipas burimeve ishte më e fortë dhe shitej 5 fish më shtrenjtë se kanabisi që kultivohej brenda vendit. Ndërsa kjoe cila shpërndahej me konservavarione nga 50 deri në 300 euro.
Si pjesë e këtyre grupeve, një pjesë e anëtarëve që kishin lidhje me njëri-tjetrin, janë arrestuar më herët edhe 8 persona të tjerë. Një prej tyre Genis Mustafa për të cilin me 2 shtator gjykata caktoi burg me afat 45 ditë./abcnews.al