Megan Rapinoe shkakton debat me deklaratën e saj pas dëmtimit: Kjo është provë se nuk ka zot

schedule20:33 - 13 Nëntor, 2023

schedule 20:33 - 13 Nëntor, 2023

Megan Rapinoe ka deklaruar se ‘nuk ka Zot’ pasi pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e fundit të karrierës së saj, duke shkaktuar kështu polemika të shumta në opinion.

38-vjeçarja njoftoi para Kupës së Botës verën e kaluar se do të pensionohej në fund të sezonit aktual aty ku po paraqitet tek ekipi amerikan OL Reign. Rapinoe pati mundësinë për të fituar titullin e parë të ligës në karrierën e saj profesionale, pasi OL Reign arriti në finale të kampionatit.

Për ta bërë këtë mbrëmje edhe më të keqe për të, ekipi i saj OL Reign humbi në fund ndeshjen me rezultat 2-1 ndaj Gotham FC.

Pas ndeshjes, ajo foli për lëndimin, për të cilin ajo mendoi se është këputje e tendinës së Akilit. Ulur së bashku me shoqen e skuadrës Rose Lavelle, Rapinoe pati disa fjalë edhe për konceptin e fesë.

“Unë nuk jam një person fetar apo ndonjë gjë tjetër dhe nëse ka pasur një Zot, kjo është provë se nuk ka”, ka deklaruar dy herë fituesja e Kupës së Botës.

Vlen të theksohet se Megan kishte fituar “Topin e Artë” për femra në vitin 2019 dhe gjatë karrierës së saj profesionale, ka shënuar 63 gola dhe ka regjistruar 73 asistime./ h.ll/abcnews.al