Megan Fox mendon se është “shumë e vështirë të jesh grua”. Aktorja 35-vjeçare dha një intervistë për Elle, ku ndërsa foli për koleksionin e saj të ri të veshjeve, inkurajoi gratë të veshin gjithçka që i bën ata të ndihen mirë dhe të mos shqetësohen për opinionet e të tjerëve.
“Kjo është këshilla ime më e mirë për këdo: vishni atë që ju bën të ndiheni mirë dhe mos u shqetësoni për atë që njerëzit e tjerë thonë se si dukeni.”, tha aktorja. “Natyrisht, kjo është një gjë vërtet e ndërlikuar edhe për mua, sepse kam dismorfi të trupit, kështu që unë e shoh veten ndryshe nga sa më shohin njerëzit e tjerë.
Dhe përfundimi është, është shumë e vështirë të jesh grua. Është vërtetë e vështirë apo jo? Ne jemi armiqtë tanë më të këqinj, kështu këshilla ime më e mirë është vetëm ta përqafosh atë dhe të dish se ke lirinë për t’u shprehur. Dijeni këtë dhe pastaj jepini leje vetes për ta bërë këtë.”, u shpreh Fox.
/abcnews.al