Medvedev sulmon Macron: Po përgatitet të vizitojë Kievin? Është një frikacak

schedule11:47 - 12 Mars, 2024

schedule 11:47 - 12 Mars, 2024

“Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shtyrë vizitën e tij në Ukrainë sepse ai është një frikacak patologjik”.

Kështu ka pohuar ish-presidenti rus Dmitry Medvedev në një postim në rrjetin social X/

Pallati Elysee njoftoi të hënën se vizita e shumëpritur e Macron në Ukrainë do të zhvillohet diku “në javët e ardhshme”, shkruan Russia Today.

“Macron po përgatitet të vizitojë Kievin? Por ai është një frikacak zoologjik!, deklaroi Medvedev duke rekomanduar që zyra e Macron të bëjë “disa ndërrime të brendshme” dhe të përgatitet për një “erë të keqe të fortë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!