Edhe nëse Ukraina do të vendosë të heqë dorë nga vendimi për t’u anëtarësuar në NATO, kjo nuk do të mjaftonte për t’i dhënë fund luftës, theksoi Dmitry Medvedev.
Ish-presidenti Dmitry Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha gjithashtu se Moska nuk do të kundërshtonte zhvillimin e bisedimeve me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në kushte të caktuara.
Shumë vite përpara se ushtria ruse të pushtonte territorin ukrainas në fund të shkurtit, Moska e kishte bërë të qartë se e konsideronte anëtarësimin e Ukrainës në NATO të papranueshëm.
“Heqja dorë nga anëtarësimi i saj në aleancën e Atlantikut të Veriut është tani jetik, por nuk është më i mjaftueshëm për të rivendosur paqen,” tha Medvedev.
Moska do të vazhdojë fushatën e saj derisa të arrihen qëllimet e saj, shtoi ai. Vladimir Putin nga ana tjetër tha se një nga qëllimet e atij që ai e quan një “operacion special ushtarak” është “denazifikimi” i Ukrainës
Kievi dhe Perëndimi e quajnë objektivin një pretekst të thjeshtë për luftën pushtuese që ata thonë se Moska po zhvillon.
Rusia dhe Ukraina kanë mbajtur disa raunde bisedimesh që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, por nuk është bërë asnjë përparim dhe ka pak gjasa për rifillimin e bisedimeve.
/abcnews.al