Medvedev: Polonia do të zhduket në rast lufte Rusi-NATO

schedule15:59 - 14 Prill, 2023

schedule 15:59 - 14 Prill, 2023

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, lëshoi akuza ndaj Perëndimit duke pretenduar se po tenton të krijojë një front të dytë konflikti në Gjeorgji dhe Moldavi përmes disa planeve të supozuara politike dhe ushtarake.

“Kombinimi i këtyre faktorëve nuk lejon askënd që të relaksohet. Ne mbajmë shënime dhe i përdorim ato në planet tona”, theksoi Lavrov gjatë një vizite në Uzbekistan.

Nga ana tjetër Dmitry Medvedev sulmoi ashpër kryeministrin polak Mateusz Moraëiecki duke thënë se Ukraina ka të drejtë të godasë Rusinë dhe të mos shqetësohet për një luftë të NATO-s me Rusinë, pasi kjo e fundit do të mposhtej shumë shpejt.

“Nuk e di se kush do të fitojë apo humbasë një luftë të tillë, por duke marrë në konsideratë rolin e Polonisë si një repart ushtarak i NATO-s në Europë, ky vend është i destinuar të zhduket, bashkë me kryeministrin e saj budalla”, shkruan zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë të Rusisë.

Një budalla i quajtur Mateusz Moraëiecki tha se Ukraina ka të drejtë të godasë Rusinë dhe se ai nuk shqetësohet për një luftë të NATO-s kundër Rusisë, sepse kjo e fundit do ta humbte shpejt. Nuk e di se kush do ta fitojë apo humbë një luftë të tillë, por duke marrë parasysh rolin e Polonisë snë Europë, ky vend është i destinuar të zhduket së bashku me kryeministrin e tij budalla”, shkruan zëvendëskryeministri në Twitter.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!