Medvedev: Më shumë se 325,000 njerëz i janë bashkuar ushtrisë ruse që nga fillimi i vitit

schedule08:02 - 27 Shtator, 2023

schedule 08:02 - 27 Shtator, 2023

Më shumë se 325,000 njerëz i janë bashkuar ushtrisë ruse që nga fillimi i vitit, tha zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev në një takim për rekrutimin e forcave të armatosura.

“Ne vazhdojmë të punojmë për shtimin e forcave të armatosura me ushtarë me kontratë dhe kontrollimin e aktiviteteve të tyre luftarake dhe morale, tha Medvedev, transmeton Tass.

Sipas tij, nga 1 janari deri më 26 shtator janë nënshkruar kontrata me më shumë se 325 mijë persona që kanë shkuar në ushtri.

Më herët, presidenti rus Vladimir Putin tha se çdo ditë nga 1000 deri në 1500 persona kërkojnë  të nënshkruajnë kontrata me Forcat e Armatosura Ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!