Medvedev: Konfrontimi i Rusisë me Perëndimin do të zgjasë me dekada

schedule15:12 - 3 Korrik, 2023

schedule 15:12 - 3 Korrik, 2023

Konfrontimi i Moskës me Perëndimin do të zgjasë dekada. tha Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev. Ai theksoi se vendi i tij është kërcënuar nga mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

“Ne gjithmonë kemi kërkuar një gjë: të merren parasysh shqetësimet tona dhe që vendet që kanë qenë pjesë e jona të mos jenë pjesë e NATO-S. Sidomos ata me të cilët kemi dallime territoriale. Prandaj, qëllimi ynë është i thjeshtë: të eliminojmë kërcënimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO”, theksoi ai.

Duke pasur parasysh rregullin e Aleancës për mospranimin e vendeve të përfshira në konflikte territoriale, Dmitri Medvedev vuri në dukje se konflikti me Ukrainën “është një çështje ekzistenciale ” për Moskën.

Ai theksoi gjithashtu se tensionet Rusi-Perëndim janë “shumë më të këqija” sesa gjatë krizës së raketave Kubane në 1962. “Një luftë bërthamore mund të ndodhë, por nuk ka gjasa të ketë fitues,” tha ai.

“E vetmja mënyrë për të ulur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit është fillimi i negociatave të ashpra.Përballja do të jetë shumë e gjatë dhe është vonë për të “zbutur” të padisiplinuarit (dmth neve). Përballja do të zgjasë me dekada”, ka përfunduar ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!