Medvedev: Konfrontimi i Moskës me Perëndimin do zgjasë me dekada, konflikti në Ukrainë “i përhershëm”

schedule11:40 - 3 Korrik, 2023

schedule 11:40 - 3 Korrik, 2023

Dmitry Medvedev, ish-presidenti i Rusisë, ka paralajmëruar se konfrontimi i Moskës me Perëndimin do të zgjasë dekada dhe se konflikti i saj me Ukrainën mund të bëhet i përhershëm.

Medvedev deklaroi se tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit ishin “shumë më të këqija” sesa gjatë krizës së raketave kubane të vitit 1962, kur bota u zhyt në prag të një konflikti bërthamor, shkruan Reuters.

Një luftë bërthamore ishte “mjaft e mundshme”, por nuk kishte gjasa të kishte ndonjë fitues, u shpreh Medvedev, i cili ka thënë vazhdimisht se mbështetja perëndimore për Ukrainën rrit shanset për konflikt bërthamor.

Ai përmendi dallime mbi Ukrainën, drejtimin e njerëzimit dhe mënyrën se si ishte strukturuar rendi botëror.

Medvedev theksoi se Moska është ende e përkushtuar për të ndaluar anëtarësimin e Ukrainës në NATO./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!