Medvedev i përgjigjet Francës: Historia ka treguar se luftërat ekonomike kthehen në të vërteta

schedule15:00 - 1 Mars, 2022

schedule 15:00 - 1 Mars, 2022

Dmitri Medvedev nënkryetar i Këshillit të Sigurimit në Rusi iu kundërpërgjigj një komenti të ministrit francez të Financave Bruno Le Maire pasi ky i fundit tha të martën se BE do të niste një luftë të gjithanshme ekonomike dhe financiare kundër Rusisë.

“Sot një ministër francez ka thënë se i shpallën luftë ekonomike Rusisë.

Ruajani gjuhën zotërinj. Mos harroni se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpeshherë janë shndërruar në të vërteta”, ka shkruar ai.

Medvedev shërbeu si president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, kur Putin duhet të kalonte në postin e kryeministrit për shkak të kufizimeve të mandatit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!