Duke renditur në kanalin e tij në Telegram 11 “mëkatet” e lidershipit ukrainas dhe Perëndimit, ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit rus, i cili shpesh ka lëshuar kërcënime që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, tha se Rusia nuk ka faj që “europianët budallenj janë mashtruar në mënyrë cinike nga amerikanët, të cilët i kanë detyruar të mbajnë në kurriz pasojat më të dhimbshme të sanksioneve dhe se “europianët do të ngrijnë për vdekje këtë dimër ” .
Sipas Medvedev, Perëndimi është përgjegjës për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe humbjen e kursimeve të qytetarëve europianë, që arrijnë në miliarda dollarë, të investuara në ekonominë ruse.
“Nuk është faji i Rusisë, tha Medvedev, që “amerikanët zgjodhën si president të një gjysh të çmendur, i cili, duke harruar detyrat e tij, po mbështet një vend tjetër më shumë se vendin e tij.
Por populli ukrainas, sipas Medvedev, është në këtë pozicion sot për shkak të gabimeve të liderëve perëndimorë.
“Pas grushtit të shtetit të vitit 2014 duke iu referuar kryengritjes së Maidan kundër presidentit të atëhershëm pro-rus të Ukrainës, Yanukovych, Ukraina humbi pavarësinë e saj dhe iu nënshtrua kontrollit të drejtpërdrejtë të Perëndimit, duke besuar se NATO do të garantonte sigurinë e saj”, theksoi ai.
Përveç kësaj, shtoi Medvedev, NATO ende po i afrohet kufijve të Rusisë, duke krijuar një kërcënim real të konfliktit global.
/abcnews.al